secret-team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nė Gjermani ndalohen veglat e hackerėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MagneT-MagnuM
Admin
Admin
MagneT-MagnuM


Numri i postimeve : 56
Age : 34
Location : Recycle Bin
Registration date : 03/01/2008

Nė Gjermani ndalohen veglat e hackerėve Empty
MesazhTitulli: Nė Gjermani ndalohen veglat e hackerėve   Nė Gjermani ndalohen veglat e hackerėve Icon_minitimeFri Jan 04, 2008 10:39 am

Ne muajin gusht 2007 nė Gjermani hyri nė fuqi ligji kontravers sipas tė cilit ndalohet posedimi, shfrytėzim, prodhimi apo distribuimi i veglave tė hackerėve, edhe pse nuk ėshtė e qartė nė tėrėsi se cilat janė kėto programe qė bien nė kėtė kategori, sepse ky ligj nuk bėn dallim mes atyre qė i shfrytzojnė veglat e tilla pėr qasje tė paautorizuar nė kompjuterė tė huaj dhe administratorėve tė cilėt kryesisht i pėrdorin pėr qėllime testim tė sigurisė apo ngarkesės sė rrjeteve tė tyre.

Ky ligj, i cili duket sikur tė jetė aprovuar nė kohėrat e kaluara, mban shenjėn zyrtare si paragrafi 202c dhe parasheh dėnime me burgim deri 10 vjet pėr ata qė nuk e respektojnė nė mė shumė raste. Pėrveē shfrytėzimit tė programeve si nmap ose nessus ("kriminelėt" tė cilėt i shfrytėzojnė mund tė dėnohen me deri 12 muaj burgim dhe gjobė me tė holla), me kėtė ligj ndalohen edhe sulmet DoS dhe qasja e paautorizuar nė kompjuterė dhe tė dhėna. Hackerėt gjermanė mbetėn tė habitur dhe tė shokuar nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, pėrkundėr ankesave tė shumta nga ana e tyre gjatė njė viti. Nga grupi i hackerėve gjermanė Chaos Computer Club thanė qė politikanėt gjermanė me siguri mendojnė qė me sjelljen e kėtij ligji e kanė liruar shtetin e tyre nga tė gjitha problemet lidhur me sigurinė kompjuterike. Programerėt e mbledhur rreth veglės KisMAC pėr Mac OS X, e cila ėshtė e dedikuar pėr gjetjen e rrjeteve pa tela tė pambrojtura, kanė paralajmėruar shpėrngulje nė Holandė. Shpėrngulje ka paralajmėruar edhe grupi i hackerėve Phenoelit si dhe disa grupe tjera programuese hakerėsh. Kohė mė parė njė ligj i tillė ishte propozuar edhe nė Britani tė Madhe, por atje ishte hedhur poshtė pėr shkak tė presionit tė madh tė IT industrisė. Nė Gjermani, si duket, liritė e individėve konsiderohen kėrcėnim pėr shtetin ligjor, nė vend se tė jenė arsye e ekzsitimit tė tij, siē ndodh rėndom nė demokracitė e vėrteta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://magnet-magnum.com/
 
Nė Gjermani ndalohen veglat e hackerėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» shqiptari gjermani dhe amerikani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Lajmet e Portalit & Forumit-
Kėrce tek: