secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 50 TRAJNERĖT MĖ TĖ MIRĖ NĖ BOTĖN E FUTBOLLIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.Overlord
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 85
Location : No No No
Registration date : 02/01/2008

MesazhTitulli: 50 TRAJNERĖT MĖ TĖ MIRĖ NĖ BOTĖN E FUTBOLLIT   Fri Jan 04, 2008 1:02 am

50 TRAJNERĖT MĖ TĖ MIRĖ NĖ BOTĖN E FUTBOLLIT
Pėrshkrimi E pėrditshmja angleze "Times" ka publikuar klasifikimin e 50 teknikėve mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave
Shkruajtur nga EDI
Rinus Mishels ėshtė trajneri Nr.1 nė botėn e futbollit. E pėrditshmja angleze "Times" ka publikuar klasifikimin e 50 teknikėve mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave, duke i lėnė podiumin mė tė lartė holandezit qė revolucionoi futbollin nė tėrėsi. Mishels, i ndarė nga jeta dy vjet mė parė, ka lėnė pas pėrveē lojės spektakolare edhe shumė trofe me Ajaksin, Barcelonėn dhe Holandėn.

Ai ėshtė pėrzgjedhur edhe si "Trajneri i Shekullit" nga FIFA nė vitin 1999. Pėrfaqėsuesja holandeze nėn drejtimin e tij njeh tė vetmin trofe evropian, atė tė 1988-s, tė fituar nė Gjermani. Nė vendin e dytė ėshtė renditur Mat Basbi, i cili drejtoi Manēester Junajtid nė vitet e pas Luftės sė Dytė deri nė sezonin 1970-'71, duke e ngritur klubin mes mė tė mirėve nė futbollin anglez, por edhe nė atė ndėrkombėtar. Pasi fitoi Kupėn e Kampioneve nė vitin 1967, u emėrua "Kavaljer i Urdhrit tė Mbretėrisė Britanike". Nė podiumin e nderit ėshtė futur edhe austriaku Ernst Hapell. Ky i fundit ka fituar disa tituj nė katėr kampionate tė ndryshme, Holandė, Belgjikė, Gjermani e Austri. Vetėm i katėrti, Aleks Ferguson, trajneri qė drejton Manēester Junajtid qė prej vitit 1986. Nė 50-shen e mė tė mirėve janė edhe legjendat e futbollit italian si Arrigo Saki (11), Marēelo Lipi (17), Fabio Kapelo (21), Xhivani Trapatoni (28) dhe Karlo Anēeloti (44). Nė kėtė renditje tė "Times" nuk kishte si tė mungonte edhe Rehagel, fituesi i Kampionatit Evropian "Portugali 2004" me skuadrėn e Greqisė.

1. Rinus Mishels
Holandezi qė vdiq mė 2005-n ėshtė “Trajneri i Shekullit”, sipas FIFA-s. Mishels ka fituar kampionate me Ajaksin dhe Barcelonėn, si dhe Kampionatin Evropian 1988, teksa drejtonte kombėtaren holandeze.

2. Met Basbi
Ai themeloi njė prej skuadrave mė tė forta nė botė, Manēester Junajtid, ekip qė u pėrgjysmua vite mė vonė nga tragjedia e Bavarisė. Basbi fitoi edhe Kupėn e Kampioneve tė vitit 1968.

3. Ernst Hapel
Njė njeri fjalė-pak, por me shumė trofe. Austriaku ka qenė fitues trofesh nė katėr vende tė ndryshme Holandė, Belgjikė, Gjermani dhe Austri. Drejtoi dhe kombėtaren holandeze nė botėrorin e 1978-s.

4. Aleks Ferguson
Emri i tij ėshtė i lidhur ngushtė me Manēester Junajtid. Ėshtė aty prej 20 vjetėsh dhe mė shumė se njė punė si trajner dhe menaxher i kėsaj skuadre, klubi i ėshtė bėrė njė shtėpi e dytė.

5. Bill Shankli
Nė fakt Bob Paislej dhe Xhoe Fagan nuk do tė kishin pasur aq shumė suksese me Liverpulin mė vonė, nėse ata nuk do tė kishin marrė nė dorė pankinėn e “tė kuqve” nga i madhi Bill Shankli.

6. Bob Paislej
Mbetet i vetmi trajner qė ka nė baketėn e tij tre medalje nė Kupat Evropiane. Ai drejtoi Liverpulin me futbollistė tė mėdhenj si Dalglish, Hansen, Sounes dhe Jan Rash pėr tri sezone rresht.

7. Brian Kloug
Padyshim qė edhe ai vetė do tė vinte emrin e tij ndėr mė tė mirėt. Kloug arriti tė ēonte Derbi Kauntin nė Ligėn e Kampioneve dhe Notingham Forest, fituese tė kėtij trofeu pėr dy herė resht.

8. Bela Gutman
Ishte ai qė zbuloi “Perlėn e Zezė”, Euseboin. Ishte ai qė pėrdori pėr herė tė parė sistemin 4-2-4 nė botėn e futbollit. Hungarezi Gutman mbetet profesori dhe idhulli i shumė trajnerėve portugezė.

9. Miguel Munoz
Ai drejtoi Real Madridin e Pushkash dhe Di Stefanos, duke fituar Kupėn e Kampioneve ndaj Frankfurtit 7-3. Mė pas, ai do fitonte edhe 9 tituj kampionė dhe themeloi kampionatin e klubeve mė 1966.

10. Arsene Venger
Prej dhjetė vjetėsh ka zėnė rrėnjė nė Londėr tek Arsenali dhe jo pa qėllim. Nuk ėshtė thjesht njė trajner pėr atė skuadėr, por njė menaxher i shkėlqyer qė ka nxjerrė talente tė mėdhenj tė futbollit.

11. Arrigo Saki
Sistemi i tij rigjeneroi futbollin botėror. Ai krijoi njė Milan shumė tė fortė nė mbrojtje me Barezin dhe Maldinin, dhe shpėrthyes nė vijėn e sulmit me Van Basten, Gulit dhe Masaron.

12. Xhok Stein
E quajtėn si tė pavdekshėm pėr atė ēka bėri me Rejnxhers mė 1967-n, duke ēuar nė ishull trofeun e parė evropian tė fituar nga njė skuadėr britanike. Fatkeqėsisht nuk pati sukses nė Premier League.

13. Helenio Herrera
Franko-argjentinasi theu nė njė farė mėnyre hegjemoninė e Real Madrid nė Evropė nė vitet ‘60. Teksa ishte nė drejtim tė Interit, ai arriti tė fitonte pėr dy herė trofeun e Kupės sė Kampioneve.

14. Mario Zagalo
Ai ishte pėrkrah Peles, Tostaos, Zhairzinjos dhe Rivelinos nė botėrorin e 1970-s. Ndėrsa brazilianėt ende nuk i falin faktin se aktivizoi Ronaldon jo nė formė tė mirė, nė finalen e “Francė 98”.

15. Johan Krujf
Futbolli mori njė shkėlqim tjetėr kur filloi tė luante ai. Barcelona u ringjall duke fituar Kupėn e Kampioneve mė 1992-shin nėn drejtimin e tij. Nuk ėshtė veēse lojtari i shekullit nė Evropė.

16. Jose Mourinjo
Pėrkthyesi qė u bė trajner. Trajneri qė u bė Kampion i Evropės. Kampioni kontinental qė u bė trajneri mė i paguar nė botė. Arroganti dhe fodulli. Ky ėshtė portugezi i Ēelsit, Jose Muorinjo.

17. Marēello Lipi
Askush nuk do tė vinte bast pėr Italinė e tij nė botėrorin “Gjermani 2006”. Pas skandalit calciopoli besimi pėr njė kombėtare fitimtare ishte zero. Por jo pėr Marēelo Lipin.

18. Luiz Felipe Skolari
“Big Phil” pranoi sfidėn e tij tė fitonte diēka nėn drejtim tė kombėtares portugeze, pasi kishte bėrė tė tijėn Kupėn e Botės me Brazilin nė 2002-shin. Bilanci: Portugali arrin finalen e evropianit.

19. Visente Del Boske
Katėr vjet nė krye tė Real Madrid duke fituar gjithēka, kampionatin spanjoll, Kupėn e Mbretit dhe dy Kupa Kampionesh. Ai ėshtė ndėr trajnerėt mė jetėgjatėt nė pankinėn madrilene.

20. Franz Bekenbauer
“Kaiser Franc” i thėrrasin nė Gjermani dhe gjetkė. Nė librin e trajnerėve mė tė mirė ka hyrė si fitues i Kupės sė Botės, 1990, ndėrsa mė 1986 kishte shkuar deri nė finale me Argjentinėn.

21. Fabio Kapelo
Jo pa qėllim i kanė vėnė titullin simbolik “Don”. Ai ka fituar pothuajse gjithēka me skuadra tė mėdha si Real Madrid, Milan e Roma. I mungon vetėm kombėtarja tė cilėn shpreson ta drejtojė sė shpejti.

22. Sesar Luis Menoti
“El Flacao”, kjo ishte nofka e Menotit, argjentinasit qė fitoi Kupėn e Botės nė shtėpinė e tij mė 1978-n. Mė pas drejtoi edhe nė Evropė, skuadrėn e Barcelonės, por pa shumė sukses.

23. Enzo Bearzot
Nėse nuk do tė fitonte Kupėn e Botės mė 1982-shin, Bearzot do tė pėrfshihej nga njė lumė kritikash. Por kombėtarja e tij edhe pse nėn atmosferėn e skandaleve tė basteve bėri surprizėn e madhe.

24. Alf Ramsej
Ai do tė mbahet mend si trajneri i vetėm pėr deri tani qė ka ēuar nė Angli njė Kupė Bote. Ramsej drejtonte kombėtaren angleze nė botėrorin e ‘66-s, tė cilin e fitoi nė finalen me Gjermaninė.

25. Tele Santana
Dėshtoi fitimin e Kupės sė Botės “Spanjė 1982” me Brazilin e tij, por gjithsesi atė skuadėr specialistėt mė tė mėdhenj tė futbollit e shohin si shumė herė mė tė fortė se Brazili Kampion Bote mė 1994.

26. Nereo Roko
Dy herė fitues i Kupės sė Kampioneve me Milanin nė vitet ‘60. Ai ėshtė trajneri qė solli nė botėn e futbollit lojėn e fortė dhe fizike e aplikuar mė sė miri nga Milani i tij nė atė kohė.

27. Aime Zhake
Ishte ai nė drejtim tė kombėtares franceze kur kjo e fundit fitoi Kupėn e Botės mė 1998 nė “Francė 98”. Me kėtė fitore Zhake meritoi medaljen e legjionit, ndėr mė tė vlerėsuarat nė Francė.

28. Xhiovani Trapatoni
Ėshtė padyshim njė nga italianėt mė tė famshėm nė botė. Ka drejtuar shumė skuadra nė Itali, por sukseset i njeh me Juventus (7 tituj kampionė). Ka fituar edhe nė Gjermani me Bajernin.

29. Gus Hidink
Nuk ka pasur njė karrierė domethėnėse deri nė 1988-n, kur me PSV Eindhoven fitoi Kupėn e Kampioneve. Mė pas drejtoi edhe kombėtaren holandeze, atė koreano-jugore dhe tashmė atė ruse.

30. Karlos Bilardo
Ėshtė ai qė solli nė kombėtaren argjentinase Diego Armando Maradonėn. Por gjatė gjithė karrierės sė tij ka “vuajtur” famėn e argjentinasit tjetėr Sesar Menoti me tė cilin e krahasonin.

31. Otmar Hitzfeld
Nė baketėn e tij numėron dy tituj evropianė me Bajernin e Mynihut dhe Borusian e Dortmundit. Shpeshherė ėshtė krahasuar me Aleks Fergusonin, meqenėse ka kaluar njė periudhė tė gjatė kohe te Bajern.

32. Valeri Lobanovski
Futbolli sovjetik pėrfaqėsohej nga ai nė drejtimin e Dinamos sė Kievit nė vitet ‘70-‘80. Njė lider i padiskutueshėm dhe drejtues i pėrfaqėsueses sovjetike nė finalet e evropianit “Gjermani ‘88".

33. Rafael Benitez
I mungon vetėm titulli i kampionatit anglez pėr tė qenė mė se i kompletuar. Ka fituar nė Spanjė me Valencian. Ka bėrė tė tijin Kupėn e Kampionėve me Liverpulin mė 2005-n e ka qenė vjet finalist.

34. Helmut Shoen
Nėn drejtimin e tij Gjermania ishte finaliste nė botėrorin anglez tė 1966-s, pėrfundoi e treta mė 1970-n, fitoi evropianin e 1972-shin, fitues i Kupės sė Botės mė 1974-n, e finalist i evropianit mė 1976-n.

35. Bobi Robson
Vetėm disa penallti e larguan nga botėrori “Italia ‘90" kundrejt Gjermanisė, teksa drejtonte kombėtaren angleze. Ndėrsa prej 13 vjetėsh ka marrė nė drejtim pa shumė sukses Ipsuiē Taun.

36. Luis Van Gal
Ndonjėherė as ai vetė nuk i besonte metodat qė pėrdorte me talentet e Ajaksit, por ai arriti tė fitonte gjithēka me ta. Ka drejtuar mė vonė Barcelonėn dhe kombėtaren holandeze.

37. Karl Rapan
Njihet me emrin edhe “novatori”, kjo pėr faktin se sapo mori drejtimin e pėrfaqėsueses sė Zvicrės, ai ndryshoi gjithēka duke futur njė sistem krejt tė ri nė botėn e futbollit.

38. Sep Herberger
“Nė se nuk gjuan nuk bėn kurrė gol”, kjo ishte shprehja e tij e famshme kur mori drejtimin e kombėtares gjermane pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke e ēuar nė finalen e Bernės mė 1954-n.

39. Bill Nikolson
Fitoi ndeshjen e tij tė parė me Totenham 10-4 ndaj Evertonit. Por kjo ishte vetėm maja e ajsbergut tė fitoreve. Me kėtė ekip fitoi Kupėn e Kupave, duke qenė anglezi i parė qė fitonte nė Evropė.

40. Udo Latek
Shkroi historinė e tij tek skuadra e Bajernit tė Mynihut. Me bavarezėt ka fituar 6 kampionate, njė Kupė Kampionesh dhe nė njė tjetėr arriti deri nė finale e kompeticionit nė vitet ‘80.

41. Xhorxh Rajnor
Ai ka qenė ndėr tė vetmit anglezė qė ka mundur kombėtaren angleze. Suedia nėn drejtimin e tij mė 1958-n arriti deri nė finalen e botėrorit dhe mundi bindshėm edhe Anglinė nė Uembli.

42. Oto Rehagel
Njė fitore e Greqisė nė evropianin “Portugali 2004” ishte kuotuar 100/1, duke mos besuar kurrė se ajo do ishte kampionia. Por ja grekėt nėn drejtim tė Rehagel thyen ēdo parashikim.

43. Karlos Alberto Parreira
Ėshtė njė ndėr trajnerėt qė ka drejtuar nė pesė skuadra tė ndryshme qė kanė marrė pjesė nė pesė kampionate botėrore. Kulmin e pati me Brazilin mė 1994-n, kur fitonte Kupėn e Botės nė “USA ‘94".

44. Karlo Anēeloti
Ai ėshtė trajneri qė ka fituar gjithēka me Milanin. Dikur Aleks Ferguson mburrej teksa fitonte Kupėn e 2-tė tė Kampioneve, por u desh pak kohė qė tė njihte supermacinė e Anēelotit nė Evropė.

45. Don Revie
Shumica e tifozėve anglezė mbase nuk do ta kishin futur nė kėtė renditje pas dėshtimit qė ai pati nė krye tė kombėtares angleze. Por emri i tij u skalit nė vitet ‘70 tek ekipi i Lids Junajtid.

46. Sven-Goran Erikson
Vendi i tij nė kėtė listė do tė ishte nė pozicionet e para nė rast se do tė bėhej nga njė suedez, portugez ose italian. Por anglezėt nuk e mbajnė mend veēse pėr skandale dhe dėshtime.

47. Karlos Bianki
Pesė herė trajneri mė i mirė nė kontinentin amerikan teksa drejtonte Boca Juniors nė Argjentinė. Provoi tė drejtonte edhe nė Francė, Spanjė dhe Itali, por pa shumė sukses.

48. Albert Bato
Ėshtė ndėr francezėt qė ka fituar mė shumė. Nė baketėn e tij numėron nėntė tituj kampionė qė pati fituar teksa drejtonte skuadrat e Stade de Reims dhe Saint-Etien nė vitet 1953-1970.

49. Xhesi Karver
Ka drejtuar, duke fituar njė titull, Juventusin nė vitet ‘50. Por liverpulasi drejtoi me shumė sukses edhe kombėtaren holandeze nė vitet ’70, si dhe skuadrėn e Milluall nė chiampionship.

50. Henes Ueisveiler
Falė tij Borusia Monshengladbah shkroi emrin e saj nė elitėn e futbollit evropian nė vitet ’70, duke shkuar dy herė nė finalen e Kupės sė Kampioneve. Krahasohet me trajnerėt mė tė mėdhenj nė botė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://secret-team.4umer.com
 
50 TRAJNERĖT MĖ TĖ MIRĖ NĖ BOTĖN E FUTBOLLIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Sporti-
Kėrce tek: