secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 50 futbolliset me te mire te planetit, Kaka ne vend te pare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.Overlord
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 85
Location : No No No
Registration date : 02/01/2008

MesazhTitulli: 50 futbolliset me te mire te planetit, Kaka ne vend te pare   Fri Jan 04, 2008 1:03 am

50 futbolliset me te mire te planetit, Kaka ne vend te pare
Pėrshkrimi "Times" shpall listen. Ronaldinjo parakalohet nga milanisti
Shkruajtur nga Kli$$i
Rikardo Izekson dos Santos Leite, ose ndryshe Kaka, ėshtė futbollisti mė i mirė i rruzullit tokėsor. Lajmi bėhet i ditur nga e pėrditshmja angleze "Times", e cila ka publikuar listėn e 50 lojtarėve mė tė mirė nė botė pėr momentin. Kriter pėr vlerėsimet e futbollistėve nga i pari tek i pesėdhjeti nuk ėshtė marrė vetėm dhe absolutisht vlera e tyre nė merkato, por edhe ajo ēka kėta tė fundit arritėn tė fitonin gjatė kėtij sezoni. Duke iu pėrmbajtur sadopak kėsaj teze, edhe pse Ronaldinjo ka vlerėn mė tė lartė nė merkaton botėrore, 60 milionė euro, ai nuk ėshtė futbollisti i "Artė" nė kėtė podium nderi. Milanisti Kaka nuk ka nguruar tė kalojė nė renditje shokun e tij tė sku
adrės pėrfaqėsuese, Ronaldinjo, i cili mbante kėtė pozicion pėr tre vjet radhazi. Po ja qė u desh njė Kupė Kampionesh e firmosur mė sė shumti nga kėmbėt e Kaka dhe njė sezon spektakolar i 24-vjeēarit te njė skuadėr si Milani e dėrrmuar nga drejtėsia italiane pėr implikim nė skandalin "Moxhi" pėr ta sjellė atė nė majėn e mė tė mirėve. Ndėrsa braziliani tjetėr i talentuar dhe i shumėkėrkuar nga presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka "paguar" disi eliminimin qė nė ēerekfinale nga Kupa e Kampioneve si dhe humbjen e titullit kampion nė Spanjė, pikėrisht nė javėt e fundit pėrkundrejt Realit tė Madridit. Nė vend tė tretė ėshtė Kristino Ronaldo. Pupili i Alkes Ferguson ka ēuditur botėn mbarė me talentin e tij si nė kampionatin anglez, por edhe nė Kupėn e Kampioneve. Gjithsesi, ai nuk mundi t'i gėzohet mė shumė se njė titulli kampion tė Premier League teksa nė Champions eliminohej nga "djajtė" kuqezinj me Gatuzon, Pirlon, Nestėn dhe Kakanė nė krye. Nė dhjetėshen e parė bėjnė pjesė edhe dy italianė, fitues tė Kupės sė Botės "Gjermani 2006". Portieri i Juventus, Xhianluixhi Bufon dhe kapiteni i Romės, Franēesko Toti. Bie nė sy mungesa e fituesit tė "Topit tė Artė" Fabio Kanavaros, i cili pėr tė pėrditshmen "Times" nuk rezulton as nė pesėdhjetė mė tė mirėt e planetit tokė. Tė gjithė futbollistėt luajnė nė Evropė, pėrveē Devid Bekam, tashmė tė larguar drejt L.A Galaksi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe sulmuesit tė Boka Xhuniors, Rodrigo Palacios.

Lista

1. Kaka, 24 vjeē (Milan) 50 milionė euro
2. Ronaldinho, 26 vjeē (Barcelona) 60 milionė euro
3. K. Ronaldo, 22 vjeē (Manēester Und) 34 milionė euro
4. Samuel Eto’o, 26 vjeē (Barcelona) 38 milionė euro
5. Mikael Esien, 24 vjeē (Ēelsi) 28 milionė euro
6. Xhixhi Bufon, 30 vjeē (Juventus) 33 milionė euro
7. Stiven Zherrard, 27 vjeē (Liverpul) 39 milionė euro
8. Karlos Tevez, 23 vjeē (Uest Ham) 12 milionė euro
9. Lionel Mesi, 20 vjeē (Barcelona) 40 milionė euro
10. Franēesko Toti, 30 vjeē (Roma) 40 milionė euro
11. Uejn Rounej, 22 vjeē (Manēester Und) 36 milionė euro
12. Tierri Henri, 30 vjeē (Barcelona) 45 milionė euro
13. Serxhio Ramos, 21 vjeē (Real Madrid) 25 milionė euro
14. Petr Ēech, 25 vjeē (Ēelsi) 28 milionė euro
15. Rud van Nistelroi, 30 vjeē (Real Madrid) 40 milionė euro
16. Frank Lampard, 28 vjeē (Ēelsi) 40 milionė euro
17. Zlatan Ibrahimoviē, 25 vjeē (Inter) 35 milionė euro
18. Ēesc Fabregas, 19 vjeē (Arsenal) 22 milionė euro
19. Daniel Alves, 24 vjeē (Sevilje) 22 milionė euro
20. Iker Kasijas, 26 vjeē (Real Madrid) 25 milionė euro
21. Karles Pujol, 29 vjeē (Barcelona) 30 milionė euro
22. Didier Drogba, 29 vjeē (Ēelsi) 38 milionė euro
23. Ronaldo 31 vjeē, (Milan) 23 milionė euro
24. Andrij Shevēenko, 30 vjeē (Ēelsi) 39 milionė euro
25. Dimitar Berbatov, 26 vjeē (Totenham) 18 milionė euro
26. Mikael Balak, 30 vjeē (Ēelsi) 26 milionė euro
27. David Vila, 22 vjeē (Valencia) 35 milionė euro
28. Mahamadou Diarra, 25 vjeē (Real Madrid) 28 milionė euro
29. Andrea Pirlo, 28 vjeē (Milan) 30 milionė euro
30. Xhon Terri, 27 vjeē (Ēelsi) 33 milionė euro
31. Florent Malouda, 27 vjeē (Lion) 21 milionė euro
32. Xhimi Karrager, 29 vjeē (Liverpul) 17 milionė euro
33. Javier Zaneti, 34 vjeē (Inter) 9 milionė euro
34. David Bekam, 31 vjeē (L.A Galaksi) 20 milionė euro
35. Fernando Torres, 22 vjeē (Liverpul) 30 milionė euro
36. Dejan Stankoviē, 29 vjeē (Inter) 25 milionė euro
37. Daniele De Rosi, 24 vjeē (Roma) 19 milionė euro
38. Paul Skolls, 33 vjeē (Manēester Und) 11 milionė euro
39. “Luēo” Gonzalez, 26 vjeē (Porto) 15 milionė euro
40. Zhuninjo Pernambukano, 32 vjeē (Lion) 16 milionė euro
41. Alesandro Nesta, 30 vjeē, (Milan) 25 milionė euro
42. Klas-Jan Huntelar, 23 vjeē (Ajaks) 11 milionė euro
43. Hernan Krespo, 32 vjeē (Inter) 16 milionė euro
44. Rino Gatuso, 29 vjeē (Milan) 21 milionė euro
45. Diego, 22 vjeē (Verder Bremen) 20 milionė euro
46. Rodrigo Palacio, 25 vjeē (Boka Xhuniors) 3 milionė euro
47. Filip Lahm, 24 vjeē (Bajern Mynih) 15 milionė euro
48. Xheferson Farfan, 23 vjeē (PSV Eindhoven) 12 milionė euro
49. Klarens Sedorf, 30 vjeē (Milan) 11 milionė euro
50. Geri Nevil, 32 vjeē (Manēester Und) 7 milionė euro
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://secret-team.4umer.com
 
50 futbolliset me te mire te planetit, Kaka ne vend te pare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Sporti-
Kėrce tek: