secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Passaporta e Pare shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
MagneT-MagnuM
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 27
Location : Recycle Bin
Registration date : 03/01/2008

MesazhTitulli: Passaporta e Pare shqiptare   Fri Jan 04, 2008 1:07 am

Passaporta e Pare shqiptare
Pasaporta e parė shqiptare ishte shumė e thjeshtė. I vetmi element sigurie, nėse mund tė quhet i tillė, nė pasaportėn e vitit 1920, ishte njė shėnim i vendosur nė faqen e fundit i cili ndalonte falsifikimin e saj.

Pasaporta e parė shqiptare ishte shumė e thjeshtė. Ndryshe nga sot, nė pasaportėn, e cila pėrkon me lindjen e republikės sė parė shqiptare, tė drejtuar nga Ahmet Zogu, elementėt e sigurisė ishin njė nocion ende i panjohur. I vetmi element sigurie, nėse mund tė quhet i tillė, nė pasaportėn e vitit 1920, ishte njė shėnim i vendosur nė faqen e fundit i cili ndalonte falsifikimin e saj. Njė tjetėr element, qė e bėn tė veēantė pasaportėn e parė shqiptare ishte edhe kopertina e saj. Ndryshe nga dokumentet e tjera tė identifikimit qė do ta pasonin ndėr vite, nė kokėn e pasaportės sė parė shqiptare, vihet re e vendosur nė njė rreth me fushė tė kuqe, shqiponja me dy krerė e huazuar nga stema e Kastriotėve. Interesante nė kėtė pasaportė paraqiten edhe elementėt e brendshėm, mungesa e tė cilėve nė ditėt e sotme as qė mund tė mendohet. Kėshtu ndryshe nga pasaporta e sotme shqiptare, pasaporta e viteve 20, nė faqen e tretė tė saj nė vend tė emėrtimit tė sotėm Republika e Shqipėrisė kishte tė vendosur nocionin ?N?emėn tė shtetit shqyptar?. Po kėshtu nė kokėn e faqes sė tretė tė kėsaj pasaporte ishte e vendosur vula e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme si edhe gjeneralitetet e personit, tė cilit i jepej nė pėrdorim ky dokument. Pėr tė mėsuar gjeneralitetet e personit, qė disponon kėtė dokument identifikimi, duhet tė kalojmė nė faqen e katėrt tė pasaportės, ku me radhė tė shkruara nė dialektin gegėrisht vihen re gjeneralitetet, si emri i t?et, i s?amės, data e lindjes, vendi i lindjes, banimi. Pėr t?u ndalur nė kėtė faqe, elementi qė vlen pėr t?u pėrmendur te gjeneralitetet dhe qė nuk gjendet nė dokumentet pasardhėse tė identifikimit ėshtė feja, profesija, klasi ushtarak si dhe drejtvotimi. Nė mungesė tė fotografisė, e cila pėr kohėn ishte ende njė luks, nė kėtė pasaportė, ky element plotėsohet me tė dhėnat fiziologjike tė personit. Ēdo nėpunės civil qė pajiste shtetasit shqiptar me pasaportė nė kohėn e Republikės sė Zogut, duhej tė cilėsonte nė faqen ku shkruhej ?Shėnime? edhe shenjat, tė cilat dallonin kėtė shtetas, siē ishin shteti, mosha, balli, sytė, goja, hunda, flokėt, mjekra, mustaqet, si edhe ngjyra e fytyrės. Pėr ta pėrfunduar pėrshkrimin e pasaportės sė republikės sė parė shqiptare, elementi mė pikant qė duhet pėrmendur dhe qė pėrbėn njė nga elementėt e sigurisė sė kėtij dokumenti ėshtė vendosja e shenjave tė veēanta qė dallonin njė person, qė nga ēikatriēet e ndryshme e deri te nishanet.

Pasaporta me mikroēip

Ndryshojnė kohėt, ndryshon edhe pasaporta. Kėshtu do tė ndodhė edhe me pasaportėn e re ose, siē cilėsohet ndryshe, ?pasaporta me mikroēip?. Ndryshe nga pasaporta qė pėrdorim sot, kjo pasaportė, e cila pritet tė hidhet sė shpejti nė pėrdorim, do tė pėrmirėsohet me elemente qė deri tani kanė qenė tė panjohur. Imazhi i fytyrės nė dy profile, ngjyra e syve dhe shenjat e gishtėrinjve do tė jenė elementėt qė do ta rrisin nė mėnyrė tė ndjeshme sigurinė e kėsaj pasaporte. Pasaporta elektronike me mikroēip do tė jetė edhe njė dokument mė i sigurt pėr shqiptarėt, pėr tė udhėtuar mė tė lirė nė Europė, gjė qė deri tani e kanė pasur tė pamundur.

Pasaporta e para viteve 90

Letėrnjoftimi ishte dokumenti, me tė cilin shtetasit shqiptarė identifikoheshin gjatė sistemit komunist. Ndryshe nga pasaporta e Republikės, dhe mė pas Mbretėrisė sė Zogut, nė kėtė letėrnjoftim, i cili pėrdoret edhe sot nga njė pjesė e madhe e popullatės, vihen re heqja e disa elementeve dhe shtimi i disa tė tjerave. Kėshtu, nė kėtė letėrnjoftim hiqet pėrkatėsia fetare, gjė qė binte nė kundėrshtim me sistemin laik tė kohės. Po kėshtu, hiqen me radhė klasi ushtarak, i cili zėvendėsohet me kryerjen e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak, si edhe profesioni i personit qė dispononte mjetin e identifikimit. Elementi qė shtohet nė letėrnjoftimin e kėsaj kohe ėshtė gjendja civile e shtetasit, ku pėrkrah emrit tė tij vihej, nė rast tė celebrimit, edhe emri i bashkėshortit ose i bashkėshortes. Kjo pasaportė do tė vazhdonte tė ishte nė qarkullim deri nė vitin 1995, ku u vendos tė kalohej nė pasaportėn e re e ku do tė viheshin elementet e reja tė sigurisė.

Pasaporta e sotme

Nė pasaportėn e sotme janė shmangur shumė gjeneralitete, por janė shtuar shumė elemente tė sigurisė. Kėshtu, ndryshe nga fotoja bardhė e zi e letėrnjoftimit tė paraviteve 90, pasaporta e sotme disponon foto me elemente tė larta sigurie, ēka e bėn tė vėshtirė ndryshimin e saj. Gjithashtu, nė kėtė pasaportė janė tė vendosur edhe fotoelemente qė nuk mund tė dallohen me sy tė lirė.

Pasaportat

Me ndryshimin e periudhave historike ka ndryshuar edhe kopertina e pasaportave. Kėshtu, nė periudhėn e mbretit Zog vihet re simboli i shqiponjės, element qė do tė mungonte nė letėrnjoftimin e viteve 50. Mė pas, ky element do tė rivendosej nė pasaportat e pasviteve 90, pėr tė vazhduar deri nė ditėt e sotme.

Vėshtirėsia pėr njė vizė

Ata qė kanė jetuar nė fillimet e shekullit tė kaluar rrėfejnė se pėr tė udhėtuar jashtė vendit nuk duheshin shumė procedura burokratike, ashtu siē ndodh sot. Kėtė lehtėsi, sipas rrėfimtarėve, tashmė tė vjetėr nė moshė, e krijonte edhe pasaporta e kohės, e cila njihej nė tė gjitha shtetet e Europės.

Ndėrsa sot kohėt kanė ndryshuar kryekėput, pasaporta ėshtė rritur nė elementėt e saj tė sigurisė, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė udhėtuar me tė jashtė vendit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://magnet-magnum.com/
 
Passaporta e Pare shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: