secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 11 marsi 1981, demostrata nė Kosovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
MagneT-MagnuM
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 27
Location : Recycle Bin
Registration date : 03/01/2008

MesazhTitulli: 11 marsi 1981, demostrata nė Kosovė   Fri Jan 04, 2008 1:10 am

11 marsi 1981, demostrata nė Kosovė

Demonstratat gjithėpopullore tė Marsit dhe Prillit tė viti 1981, shėnuan kthesėn vendimtare tė ndarjes definitive tė shqiptarėve tė robėruar nga ish-RSFJ. Kėrkesa pėr krijimin e njė republike tė shqiptarėve nė Jugosllavi, shtrohej si nevojė strategjike e kohės, pėr tė ruajtur identitetin kombėtar tė shqiptarėve dhe pėr tė krijuar parakushte pėr shkėputje nga Jugosllavia, qė ishte bėrė njė burg i madh i popujve tė Ballkanit.
Zhvillimet qė pasuan mė 26 mars tė po atij viti, kur njėsitė speciale tė Jugosllavisė, me lejen me aprovimin e regjentėve besnikė tė regjimit tė Beogradit si: Azem vllasi, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Mehmet Cikuli- Maliqi e tė tjerė, sulmuan brutalisht demonstruesit duke vrarė dhe duke pėrgjakur qindra prej tyre, intervenimi i tillė brutal, nxori nė sipėrfaqe fytyrėn e vėrtetė tė fashizmit jugosllav dhe atyre shqipfolėsve bastardė, tė cilėt i shėrbenin asaj politike shoviniste antishqiptare. Revolta gjithė popullore, qė pasoi mė 2 dhe 3 prill, ia ējerri pėrfundimisht maskėn politikės sė ?barazisė sė kombeve dhe kombėsive tė Jugosllavisė?. Shtypi perėndimor dhe ai i Tiranės zyrtare konstatonin se nė Kosovė kishte ndodhur njėra ndėr gjakderdhjet mė tė pashembullta nė Evropė, pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Kryesia e Jugosllavisė okupatore kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit. Qenė vendosur qindra postblloqe policore dhe ushtarake nė tėrė Kosovėn. U vranė dhe u plagosėn rėndė qindra demonstrues, u arrestuan rreth 5000 shqiptarė liridashės. Klasa politike projugosllave nė krye me komunistėt titistė filloi zbatimin e platformės pėr ?ērrėnjosjen e kundėrrevolucionit?, tė cilėn me besnikėri skllave po e zbatonin: Azem Vllasi, Ali Shukriu, Mahmut Bakalli, Mehmet Maliqi, Kolė Shiroka, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe tėrė njė klasė politikanėsh, qė bėnin pėrpjekje tė panatyrshme ta pėrzienin gjakun e shqiptarėve me gjakun sllav, ashtu sikurse kishin pėrzier shumica e tyre edhe martesat me serbe, malazeze, etj.
Kryengritja gjithėpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shėnon njė epokė vendimtare nė historinė mė tė re tė popullit shqiptar, pavarėsisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar nė tekstet ende gjysmake tė historisė sonė. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqėrore, kundėrshtare. Klasa projugosllave qė pranonte jugosllavizmin dhe asimilimin e qetė tė shqiptarėve, duke i trajtuar ata si ?kosovari?, dhe lėvizja ilegale ēlirimtare, e cila ēoi mė nė fund edhe nė luftėn e armatosur tė UĒK-sė, pėr t? u ēliruar nga robėria shekullore jugosllave.
Nė kėtė aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981 shėnojnė njėrėn ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė. Po tė mos ndodhte ajo qė ndodhi asokohe, shqiptarėt sot do tė jetonin ashtu sikur se jetojnė hungarezėt nė Vojvodinė, myslimanėt nė Sanxhak, apo vllahet nė krahinėn e Timokut nė Serbi. Mirėpo nė kushte dhe rrethana tė caktuara lėvizja nacionaliste shqiptare, e pėrkrahur fuqimisht edhe nga Tirana zyrtare, arriti tė konsolidojė idealin e lirisė, arriti ta mbajė gjallė atė dhe nė rrugėn e gjatė e tė mundimshme tė historisė, arriti tė realizojė me sukses tri luftėra ēlirimtare, tė cilat u pėrkrahėn nga mbarė shqiptarėt atdhedashės dhe nga forcat pėrparimtare botėrore.

Titistėt, projugosllavėt dhe oportunistėt edhe 25 vjet mė pas mundohen ta fshehin tė vėrtetėn pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1981

Duhet pranuar faktin se jeta e pėrbashkėt e shqiptarėve me serbė dhe kombet e tjera tė Jugosllavisė deri nė vitin 1981, kishte dhėnė shumė rezultate nė afrimin e popujve, por jo nė afrimin mbi principe tė barazisė, por mbi shembullin e skllavit tė nėnshtruar ndaj padronit. Nė Jugosllavinė e atėhershme shqiptarė tė ndershėm, ?poshteni shiptari? konsideroheshin vetėm ata qė e donin pa lajka Jugosllavinė, si atdheun e tyre, ata qė martoheshin me serbe, ata qė rezervoheshin tė flisnin shqip sapo futej nė mesin e tyre njė serb, dhe ata shqiptarė trutharė qė nuk kishin as edhe ndjenjėn mė elementare tė dashurisė pėr kombin e atdheun. Dhe, mjerisht, duhet pranuar faktin se tė tillė nė mesin e turmave tė paarsimuara shqiptare pati me shumicė, ashtu sikurse pati me bollėk edhe nga ata qė u shkolluan nė Beograd, dhe prej andej sollėn nė Kosovė shumė nipa dhe mbesa tė Serbisė. Mbi kėtė shtresė tė turmave shqiptare ngrihej klasa politike jugosllave, e cila kishte pranuar rezignatėn tragjike tė asimilimit tė ngadalshėm, meqė arrinte tė mbijetonte ekonomikisht dhe arrinte tė vilte favore tė shumta dobiprurėse duke u bėrė pjesė e politikės jugosllave antishqiptare. Krijimi me sukses i njė hibridi tė tillė tė ēoroditur, ēonte pa kthyeshėm nė idenė e jugosllavizimit tė shqiptarėve dhe tė popujve tė tjerė tė federatės, e cila ishte pėrhapur sidomos nė vitet 70 dhe 80 tė shekullit tė kaluar.
Ėshtė e natyrshme se periudha e tillė e rrojtjes bashkė, periudha mushke e bashkim vėllazėrimit tė shqiptarėve me serbė, periudha e fillimit tė njė ngjizjeje tė panatyrshme, mes dy popujve qė kishin tė pėrbashkėt vetėm armiqėsinė 13 shekullore, jepte rezultate tė caktuara, ashtu sikurse kishte dhėnė edhe nė kohėn e Romės, kur qenė romanizuar shumė popuj tė Ballkanit, por edhe nė kohėn e Perandorisė Otomane kur u turqizuan po ashtu njė pjesė e madhe e popujve tė Ballkanit.
Mirėpo, nė kushte dhe rrethana tė zhvillimit shoqėror, arsimor, politik dhe ekonomik nė Evropėn e asaj kohe, nė kohėn e ndarjes sė botės nė dy blloqe tė mėdha politike kundėrshtare, proceset historike do tė zhvilloheshin nė akord me kohėn, dhe nuk mund tė ndodhte ndonjė asimilim i dhunshėm, apo ndonjė shfarosje kolektive e shqiptarėve, sikur mė vonė pretendoi ta zbatonte regjimi i Milosheviqit.
Viti 1981, grushtin mė tė fortė ia dha idesė sė jugosllavizimit tė shqiptarėve dhe kjo ėshtė merita mė e madhe historike qė ndodhi nė atė kohė, sepse filloi rruga e vetėdijesimit pėr liri, barazi dhe vetėvendosje tė shqiptarėve. tė cilėt padrejtėsisht dhe me bekimin e qarqeve politike evropiane kishin mbetur tė okupuara nga Jugosllavia. Kėtė ide e pėrforconte edhe procesi i diferencimit ideopolitik, proces tė cilin e zbatonte me pėrpikėri klasa titiste-rankoviqiste shqipfolėse e Kosovės. Ishin kėta partiakėt e tė gjitha niveleve nga LKJ, LSPPJ, LRJ, LANĒ, pastaj prokurorėt, gjykatėsit, porotėt, milicėt, sigurimi i shtetit i identifikuar si UDB si dhe njė klasė e tėrė denoncuesish, tė cilėt pėr shėrbimet e tyre kundėr nacionalistėve dhe irredentistėve shqiptarė shpėrbleheshin nė shumė aspekte. Tė rralla kanė qenė shtėpitė e shqiptarėve tė trojeve tė robėruara tė atdheut asokohe ku nuk kishte tė paktėn njė denoncues shqipfolės. Ky ėshtė njė fakt i palavdishėm por mjerisht ėshtė njė fakt historik, sepse tė gjitha grupet ilegale, e tėrė veprimtaria antijugosllave ėshtė zbuluar nga shqipfolėsit, nga ata qė ishin shumicė, sepse popullata serbe gjithnjė ka qenė pakicė nė Kosovė dhe nuk ka arritur tė shėnojė ndonjė rezultat nė kėtė drejtim. Nuk kishte fshat nė Kosovė, apo bashki nė qytete, ku nuk njiheshin ata qė bashkėpunonin me UDB-nė, sepse ky bashkėpunim bėhej madje krejt hapur. Nė ēdo aksion pėr tė shpartalluar shqiptarėt liridashės kanė marrė pjesė milicėt shqiptarė, ndėrsa aksionet janė drejtuar nga policėt serbė tė UDB-sė. Edhe nė aksionin gjakatar kundėr familjes sė Tahir dhe Nebih Mehės nė Prekaz, mė 13 maj tė vitit 1981, nė ballė tė forcave tė rrethimit kanė qenė milicėt shqiptarė. Tė tillėt, nė mars dhe prill tė vitit 1981, kanė vrarė dhjetėra demonstrues nė Prishtinė, Ferizaj, Gjakovė, Vushtri, Mitrovicė, Drenas e gjetkė. Nga milicėt e tillė tė Mehmet Maliqit, tė Azem Vllasit e Rrahman Morinės janė vrarė nė rrethim Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Bedri Sokoli, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ismet Krasniqi e dhjetėra tė tjerė. Nė tė gjitha arrestimet e qindra grupeve tė rezistencės nė Kosovė gjatė viteve 80, nė krye tė aksioneve kanė qenė SUP-ovcat shqipfolės dhe pjesėtarė tė milicisė vendore. I tillė ishte rezultati i politikės 30-vjeēare tė bashkim vėllazėrimit. Dhe sa mė shumė qė kėta lakej tė jugosllavizmit tregoheshin besnikė, aq mė shumė kėrkohej nga ata, zbatimi sa mė i thellė i njė politike tė tillė, tė egėr, antikombėtare. Kėto shėrbime tė panatyrshme qė kryen bastardėt e tė gjitha ngjyrave, me kohė ēuan nė degradimin fatal tė kėsaj klase, e cila, edhe pse kishte shėrbyer besnikėrisht, pse tė mos thuhet me kėtė rast se kishte shėrbyer qenqe, mė nė fund u detyra tė largohet kokulur nga shėrbimi, nė fillim tė viteve 90 tė shekullit XX. Ishte kjo koha kur komunistėt shqiptarė jugosllavė, tė indinjuar nė politikėn e Beogradit bėnė edhe atė ?revolucionin e njohur? tė hedhjes sė triskave tė partisė. Dashur pa dashur ata u gjenden tė braktisur nga padroni, tė cilit i kishin shėrbyer plot 40 vjet. Tė kota ishin edhe pėrpjekjet pėr tė krijuar organizata gjithėjugosllave si UJDI i Veton Surroit, tė kota u treguan edhe pėrpjekjet pėr ta varrosur dhunėn, tė kota u treguan edhe fikjet e dritave dhe trokitjet me lugė nėpėr pjata , qė ndėrmorėn tė zhgėnjyerit dhe braktisurit titistė, tė kota ishin edhe shumė orvatje, qė bėnė skllevėrit shpirtshitur, tashmė tė braktisur nga padroni, tė cilit deri dje i kishin kryer shėrbime duke vrarė e duke denoncuar pabesisht vėllezėrit e tyre tė gjuhės dhe tė gjakut. Tė kota u treguan edhe brohoritjet pėr Stipe Shuvarin e Kaēusha Jasharin, tė kota edhe apelet me nėnshkrime tė pseudointelektualėve, tė cilėt mendonin tė ruanin as aq mund tė ruhej nė kohėn e erozionit tė madh, qė kishte nisur me fillimin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė qė nė fillim tė viteve 90.


Klasa e komunistėve kosovarė, e braktisur nga Beogradi, nė kohėn e lirimit tė pluralizmit politik u rreshtua nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe nė disa partijėza tė tjera, tė cilat u udhėhoqėn nga ish-komisarėt e LKJ-sė dhe nga mbeturinat e fundėrrinat e UDB-sė, qė gjetėn strehė nėpėr parti politike. Ky ishte rezultati qė korrėn komunistėt shqiptaro-jugosllavė pėr shėrbimet e tyre tė verbra kundėr kombit e atdheut.
Kjo klasė njerėzish, pėr tė gjitha ngjarjet qė kanė ndodhur, ende fajėson kreatorėt e kryengritjes sė vitit 1981, sepse ata ua prishėn ėndrrat dhe aspirata e tyre pėr pėrbashkėsi dhe asimilim tė qetė. Dhe, ēuditėrisht, edhe tani 25 vjet mė pas, tė tillėt ende kanė mbetur po nė ato pozicione, edhe pse Kosovėn e liruan pikėrisht ata qė projektuan 11 marsin, 26 marsin dhe 1 e 2 prillin e vitit 1981 dhe qė ēuan pėrpara proceset ēlirimtare duke i kurorėzuar me luftėn heroike ēlirimtare dhe fitimtare tė UĒK-sė. Ndodh kjo sepse lufta jonė nuk u zhvillua deri nė fund dhe nuk i pastroi dot mbeturinat titiste, rankoviēiste e milosheviqiste, ose pastroi fare pak.
Pikėrisht pėr kėtė, nė RTK, projektohet dhe realizohet njė emision pėr kryengritjen e vitit 1981, duke u bazuar nė deklaratat e ish UDB-ashėve, e titistėve me damkė dhe tė disa oportunistėve, tė cilėt edhe pse kanė mbajtur vite tė tėra nėpėr burgje, kanė ndėrruar sa e sa herė ngjyrat, duke u hedhur nga njė parti nė tjetrėn dhe duke mos qenė asnjėherė konsekuentė, as atėherė kur ishin marksistė leninistė, as atėherė kur u bėnė LDK-istė tė pėrbetuar, as nė kohėn e UĒK-sė kur ia mbathen pėr nė Stankovec dhe as tani kur janė postuar nėpėr poste tė ndryshme qeveritare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://magnet-magnum.com/
MagneT-MagnuM
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 27
Location : Recycle Bin
Registration date : 03/01/2008

MesazhTitulli: Re: 11 marsi 1981, demostrata nė Kosovė   Fri Jan 04, 2008 1:10 am

Tė flasėsh me pėrgjegjėsi intelektuale e atdhetare pėr kryengritjen shqiptare tė Marsit dhe Prillit tė vitit 1981, nuk do tė mjaftojė fakti sepse paska hedhur gjellėn me gjithė pjatėn nė Menzėn e Studentėve nė Prishtinė, mė 11 mars tė vitit 1981, as sepse paska kėrkuar ?vurmak? para mikrofonit nė krah tė dashnores, as sepse nė rrethana tė caktuara mund tė ketė qenė i dėnuar pėr njė veprimtari tė tillė, por i thyer dhe i pusuar mė vonė, as sepse pas burgut ishte rreshtuar nė LDK sė bashku me ata qė tė kishin denoncuar dhe dėnuar, as sepse gjatė luftės tė tillėve iu ka rrėshqitur nėn kėmbė toka e pėrgjakur e Kosovės, ku luftohej fyt pėr fyt kundėr regjimit kriminal tė Milosheviqit, nė pėrkrahje tė forcave ajrore tė NATO-s. Nuk mjafton tė krekosesh se e paske ndihmuar luftėn e UĒK-sė me Fondin e Emergjencės, apo nga fonde tė tjera nga tė cilat akėcili ?veprimtar? gjysmėn e parave mund t i ketė zhvatur pėr vete. Nuk bėn nė asnjė rast tė tregohesh qyqar dhe tė mos pranosh realitetin, i tillė ēfarė ishte nė vitet 80 tė shekullit tė kaluar. Nuk ishte e panatyrshme asokohe tė ishte marksist leninist, as enverist, por ishte e panatyrshme tė ishte komunist jugosllav, titist e rankoviqist i tipit tė Azem Vllasit, Ali Shukriut, tė Sinan Hasanit, Rrahman Morinės, etj. Ishte e panatyrshme tė denoncoje vėllanė apo shokun e klasės sepse paska shkruar tinėz KR (Kosova Republikė), por ishte e moralshme dhe kombėtarisht e preferueshme tė ndodheshe nėpėr burgjet e pushtuesit, pėr ta kundėrshtuar robėrinė, qoftė edhe vetėm me bindje, duke iu qėndruar konsekuent, deri nė fund, atyre bindjeve. Ishte krejtėsisht e panatyrshme dhe e pamoralshme tė fitoje grada duke denoncuar bashkėkombėsit, apo duke izoluar, sulmuar e pėrbuzur familjet e atyre qė ndodheshin nėpėr burgje. Ishte e natyrshme dhe e moralshme tė ndihmoje familjet e atyre qė i kishte sakatosur regjimi okupator.

Bėrthama e ideatorėve tė kryengritjes sė vitit 1981 u bė mė vonė edhe bėrthamė e UĒK-sė

Kryengritja shqiptare kundėr robėrisė e vitit 1981, pas sulmit gjakatar, qė mori nė fillim nga ushtria dhe policia jugosllave, ajo sė shpejti filloi tė konsolidohet duke iu pėrshtatur rrethanave tė reja tė veprimit.
Dhuna, brutaliteti i forcave policore, arrestimet, vrasjet, plagosjet zgjeruan edhe mė shumė frontin e rezistencės. UDB-ja nė bashkėpunim me kolaboracionistėt nxori para gjyqit dhjetėra grupe studentėsh, punėtorėsh dhe intelektualėsh, ndėrkohė qė nė platformė tė kėrkesės Kosova Republikė angazhoheshin dhjetėra grupe tė tjera, krejtėsisht tė pavarura nga njėra tjetra, por me synime dhe qėllime tė njėjta.


Edhe pse nė luftė pėr ta thyer ?nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar? ishte inkuadruar tėrė aparatura politike dhe aparatura e represionit fizik, edhe pse luftėn kundėr kėtij ?nacionalizmi? e pėrkrahen tė gjitha shtetet e Evropės, me pėrjashtim tė Shqipėrisė, e cila kėrkesat e rinisė shqiptare i mbėshteti fuqishėm, edhe pse nė kėtė luftė nė mėnyrėn mė tė paturpshme dhe mė tė panatyrshme, po merrnin pjesė edhe shumė shqiptarė besnikė tė jugosllavizmit, lufta pėr realizimin e idealeve kombėtare u tregua shumė mė e fortė dhe pėrballoi me sukses tė gjitha sfidat nė rrethanat e caktuara shoqėrore dhe historike.


Ideatorėt dhe pėrkrahėsit e lėvizjes pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, veprimtarinė e tyre atdhetare nuk e pushuan as nėpėr burgje. Dhe sapo liroheshin nga burgjet, sėrish riorganizoheshin dhe vazhdonin veprimtarinė atdhetare, duke kėrkuar barazi dhe liri.
Nė vitet 80 sipas informatave qė sjell shtypi i huaj, por edhe ai jugosllav pėr vepra tė cilėsuara si antijugosllave, janė dėnuar prej 2 muaj e deri nė 20 vjet burg rreth 12,000 shqiptarė, tė moshave tė ndryshme, por mesatarja e moshės sė tyre ishte prej 20 deri nė 30 vjet. UDB-ja kishte hapur rreth 400.000 dosje pėr shumicėn dėrrmuese tė intelektualėve shqiptarė, kryesisht tė familjeve qė ishin shquar pėr rezistencė kundėr forcave okupatore serbe qysh prej vitit 1912. Vetėm nė ushtrinė jugosllave qenė dėnuar 1.200 shqiptarė, nė mesin e tyre edhe ndonjė epror. Shtypi i kohės nuk i ka shėnuar kėto tė dhėna, meqė nuk lejonte censura e kohės sė totalitarizmit jugosllav.
Nė luftė pėr ta ?thyer? nacionalizmin shqiptar kishte filluar edhe aksioni i diferencimit ideopolitik, tė cilit i printe ideologu famėkeq titist, Azem Vllasi dhe kompania e tij diferencuese. Nė kėtė luftė tė panatyrshme, antishqiptare, morėn pjesė nė mėnyra tė ndryshme tė gjitha republikat e Jugosllavisė e veēanėrisht ajo e Maqedonisė, ku po ashtu luftohej nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Kjo luftė nxiti fuqishėm nacionalshovenizmin serb, i cili pasi supozonte se i kishte nėnshtruar shqiptarėt, filloi luftėn pėr tė nėnshtruar edhe sllovenėt, kroatėt e myslimanėt e Bosnjės.
Duke qenė se e ashtuquajtura Lėvizje paqėsore kishte degjeneruar nė njė qyqari tė neveritshme, duke qenė se po bėheshin pėrpjekje pėr tė bindur turmat shqiptare se liria do tė vinte e nėnshkruar, po tė bėheshin tė durueshėm, shumė prej tė burgosurve tė vitit 1981, veprimtarinė e tyre atdhetare e kishin orientuar drejt pėrgatitjes sė kryengritjes sė armatosur. Luftės ēlirimtare nė Kroaci dhe mė vonė nė Bosnje iu kishin bashkuar shumė shqiptarė liridashės, qė paraprakisht qenė pėrndjekur nga regjimi i Milosheviqit.
Me qėllim pėr tė vepruar nė drejtim tė krijimit tė njė force kombėtare, kishin shkuar pėr t? u stėrvitur ushtarakisht nė Shqipėri, nė kohėn e regjimit tė Ramiz Alisė, dy grupe atdhetarėsh, nė mesin e tyre edhe komandanti i ardhshėm legjendar i UĒK-sė Adem Jashari, e disa tė tjerė. Po pėr kėtė qėllim qenė organizuar edhe grupe tė ndryshme ilegalėsh qė kryenin stėrvitje ushtarake sidomos nė Drenicė dhe nė Llap. Nė krijimin e celulave tė para tė UĒK-sė, po thuajse nė tė gjitha ato celula kishte ish tė burgosur dhe tė pėrndjekur qė veprimtarinė e tyre antijugosllave e kishin nisur nė Mars Prill tė vitit 1981. Njė pjesė nga kėta veprimtarė nė kushte dhe rrethana tė caktuara ishte inkuadruar nė Lėvizjen Popullore tė Kosovės, e cila pėrjetoi batica dhe zbatica tė shumta, meqė nė kuadėr tė saj supozohej me tė drejtė se ishin futur edhe kuadro tė ish UDB-sė. Pavarėsisht nga dobėsitė, sektarizmi dhe bajraktarizmi, qė mbretėroi nė LPK, klasa e ish tė pėrndjekurve kishte zgjeruar veprimtarinė nė tė gjitha vendet nė Evropė, por edhe brenda nė Kosovė, ku vepronin grupet e para guerile tė armatosura, tė cilat tashmė kishin kryer sa e sa aksione kundėr stacioneve tė policės serbe kundėr milicėve dhe kolaboracionistėve.


Nė Kohėn e krijimit tė strukturave tė para organizative tė UĒK-sė brenda nė Kosovė, nė tė gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish tė pėrndjekurit dhe tė dėnuarit e vitit 1981. Ata tashmė drejtonin Shtabin e Pėrgjithshėm, shumicėn e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative tė UĒK-sė. Pėrderisa shumica e tė burgosurve tė vitit 1981 qenė hedhur nė ballin e luftės pėr liri, pati edhe mjaft oportunistė qė i mbeten besnikė politikės pacifiste tė Ibrahim Rugovės, apo tė tillė qė i pėrndoqi Rugova nga partia e tij dhe qė u riorganizuan nė LBD.
Pėr t? u bindur se cila ishte veprimtaria atdhetarė e kreatorėve tė kryengritjes shqiptare tė vitit 1981, duhet tė shfletohen biografitė e dėshmorėve nė vėllimet e monografisė ?Feniksėt e lirisė? ku janė prezantuar dhe vazhdojnė tė prezantohen biografitė e dėshmorėve tė UĒK-sė. Pėrmes kėtyre biografive shpaloset e vėrteta pėr luftėn dhe rezistonin e armatosur dhe dalin nė sipėrfaqe, ata qė me tėrė qenien janė angazhuar pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nga robėria. Vepra e tyre dhe e bashkėluftėtarėve tė tyre flet se kush e organizoi kryengritjen e marsit dhe prillit tė vitit 1981, kush e vazhdoi luftėn deri nė vdekje, kur i bėri bisht asaj dhe kush po i vjelė sot frytet e asaj lufte dhe atij gjaku tė derdhur pėr liri.


Ata qė ende nuk e kanė kuptuar se cila ishte esenca ēlirimtare e nacionaliste e kryengritjes shqiptare e Marsit dhe Prillit e vitit 1981, me siguri se njė ditė kur Kosova do ta fitojė pavarėsinė, do ta kuptojnė, ose do tė detyrohen ta kuptojnė. Ata qė kanė marrė pjesė nė ato zhvillime dhe qė nė kushte dhe rrethana tė caktuar janė larguar nga lufta, ( prej luftės veē ai largohet...) atyre mbase edhe iu ka hije ?tė ngrehin e tė mos kėputin dhe prore tė ndėrrojnė qendrimet. Ndėrsa kundėrshtarėt ende projugosllavė, ai Azem Vllasi, Shkėlzen Maliqi, Mahmut Bakalli, Migjen Kelmendi, Jusuf Buxhovi, Gani Mehmetaj, Baton Haxhiu e shumė tė tjerė do tė mbeten nė fundėrrina tė historisė ashtu sikurse Esat Toptani, Ceno beg Kryeziu, Shefqet Vėrlaci, Ali Shukriu, Mehmet Cikuli, Rrahman Morina dhe kolaboracionistėt e neveritshėm qė ikėn nga Kosova sė bashku me forcat serbe, nė qershor tė vitit 1999.


Kosova ende ka shumė militantė tė Marsit dhe prillit tė vitit 1981. Ata veprojnė, sogjetojnė dhe tashmė kanė mbetur garda mė besnike e Kosovės, garda besnike e forca jo vetėm morale, garancia mė e fortė e tė ardhmes sė Kosovės dhe trojeve etnike shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://magnet-magnum.com/
 
11 marsi 1981, demostrata nė Kosovė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: