Arti Ilir ne prehistori
Gjatë periudhës së prehistoris, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës. Motivet gjeometrike që zbukuronin qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin. Parimet estetike të zbatimit të artit dekorativ ilir janë simetria dhe harmonia e kompozimit të motive, përshtatja e kompozimit me formën e objektit dhe hijeshimi i pjesëve më të dukshme të sendeve. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që, së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit deokrativ ilir një bukuri të veçantë, shumë të pëlqyeshme edhe për artëdashësit e kohëve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.