secret-team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sportistėt mė tė paguar nė botė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.Overlord
Admin
Admin
Mr.Overlord


Numri i postimeve : 85
Location : No No No
Registration date : 02/01/2008

Sportistėt mė tė paguar nė botė Empty
MesazhTitulli: Sportistėt mė tė paguar nė botė   Sportistėt mė tė paguar nė botė Icon_minitimeFri Jan 04, 2008 1:05 am

Minimumi i fitimeve qė tė jesh nė listėn e 25 sportistėve mė tė paguar nė botė ishte kėtė vit 23 milionė dollarė

Revista e famshme amerikane “Forbes”, duke ruajtur zakonin e saj pėr tė vlerėsuar gjithēka me vlerė nė planet dhe nė mėnyrė tė veēantė njerėzit mė tė pasur, kėsaj radhe (tė enjten) publikoi renditjen e 25 sportistėve mė tė pasur tė planetit.

Golfisti Tajgėr Uds kryeson listėn me njė fitim prej 100 milionė dollarėsh brenda 12 muajve tė fundit, nga fillimi i qershorit tė vitit 2006 deri nė fund tė qershorit tė vitit 2007. Kjo ėshtė shuma mė e madhe qė ndonjė sportist ka arritur tė fitojė ndonjėherė brenda njė viti. Nėse do t’i riktheheshim kėsaj liste tė hartuar tre vjet mė parė, do tė vėrenim se Tajgėr Uds kryesonte tė pasurit me njė diferencė shumė tė vogėl nga tė legjendės sė Formula 1, Majkėll Shumakerit. Sot, Uds qėndron nė majė duke pasur njė diferencė tė qartė fitimesh me sportistėt e tjerė. Uds arkėtoi 13 milionė dollarė tė fituar nga garat qė ai ka zhvilluar dhe 87 milionė dollarė nga fushata e reklamave dhe shpenzimeve qė kishin tė bėnin me praninė e tij nė ceremoni dhe aktivitete tė ndryshme. Uds nėnshkroi sė fundi njė kontratė me “Pepsico Gatorade”, nė vlerėn e 100 milionė dollarėve, qė ėshtė njėherėsh edhe kontrata mė e madhe pėr njė sportist.

Golfisti amerikan fitoi mė shumė se dy herė se shuma e fituar nga atleti i dytė mė i paguar nė botė, boksieri Oskar De La Hoja. “Golden Boy” (Djaloshi i artė) futi nė xhep 43 milionė dollarė nga dyluftimi i tij me Flojd Mejuedhėr Xhunjor gjatė muajit maj tė kėtij viti. Vetėm tre sportistė shumė tė paguar ishin joamerikanė nė vitin 2004, ndėrsa nė vitin 2007 ky numėr ėshtė rritur nė nėntė sportistė, tė udhėhequr nga finlandezi i Formula 1, Kimi Raikonen, i cili fitoi 40 milionė dollarė, duke u renditur i katėrti nė botė. Emra tė tjerė tė njohur nė listėn e paraqitur nga “Forbes” janė: ylli britanik i futbollit, Devid Bekam, i cili me 33 milionė dollarėt e fituar renditet i gjashti; braziliani Ronaldinjo, me 31 milionė dollarė, renditet i nėnti; Valentino Rosi, kampioni italian i motoēiklizmit, me 30 milionė dollarėt e tij renditet i 11-ti. Basketbollisti Jao Ming, eksporti mė i famshėm kinez, i cili arkėtoi 26.3 milionė dollarė nga NBA ėshtė i 17-ti nė botė.

Box:
Sharapova, e vetmja femėr

Bukuroshja ruse, tenistja 20-vjeēare Maria Sharapova, ka njė tė ardhur prej 23 milionė dollarėsh nė vit. Sharapova renditet e 25-ta nė botė dhe ėshtė e vetmja femėr nė listė. Nė vitin 2004 nuk kishte asnjė sportiste.

Palmer, mė i vjetri

Nė anėn e pasme tė spektrit tė tė pasurve ėshtė golfisti 78-vjeēar, legjenda Arnold Palmer. Edhe pse ai ėshtė tėrhequr prej garave vitin e kaluar, Palmer fitoi 25 milionė dollarė nga sponsorėt si Callaway, Rayovac and Rolex.

Minimumi, 23 milionė dollarė

Minimumi i fitimeve qė tė jesh nė listėn e 25 sportistėve mė tė paguar nė botė ishte kėtė vit 23 milionė dollarė, nga 19 milionė dollarė qė ishte vitin e kaluar. Shuma e sportistėve tė kėtij viti arriti nė 813 milionė dollarė.

NBA-ja, mė shumė milionerė

Basketbolli amerikan ėshtė edhe sporti mė i pėrfaqėsuar nė listėn e milionerėve. Janė shtatė lojtarė tė NBA-sė, tė udhėhequr nga basketbollisti i Los Anxheles “Laker”, Kobi Brajant, qė fitoi 32.9 milionė dollarė dhe ėshtė i shtati.

Lista e 25 mė tė pasurve

1.Tajgėr Uds (golf), 100
2.Oskar De La Hoya (boks), 43
3.Fil Mikelson (golf) 42
4.Kimi Raikkonen (F1), 40
5.Majkėll Shumaker (F1), 36
6.Devid Bekam (futboll). 33
7.Kobi Brajant (basketboll) 32.9
8.Shak O’Nil (basketboll), 31.9
9.Majkėll Xhordan (basketboll), 31
10.Ronalidnjo (futboll), 31
11.Valentino Rosi (MotoGp), 30
12.Aleks Rodriguez (bejzboll), 29
13.Roxher Federer (tenis), 29
14.Derek Xhetėr (bejzboll), 28.3
15.Lė Bron Xhejms (basketboll), 27.3
16.Flojd Mejuidhėr (boks), 26.5
17.Jao Ming (basketboll), 26.3
18.Vijaj Sing (golf), 25.8
19.Leonard Dejvis (futboll amerikan), 25.4
20.Arnold Palmer (golf), 25
21.Xhef Gordon (autopilot), 24.5
22.Kevin Garnet (basketboll), 24.3
23.Rexhi Bush (futboll amerikan), 23.8
24.Alen Iverson (baskteboll), 23.3
25.Maria Sharapova (tenis), 23
* Shifrat janė nė milionė dollarė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://secret-team.4umer.com
 
Sportistėt mė tė paguar nė botė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Sporti-
Kėrce tek: