secret-team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ismail Qemali: Ja pse s'e ngritem flamurin ne Durres

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MagneT-MagnuM
Admin
Admin
MagneT-MagnuM


Numri i postimeve : 56
Age : 34
Location : Recycle Bin
Registration date : 03/01/2008

Ismail Qemali: Ja pse s'e ngritem flamurin ne Durres Empty
MesazhTitulli: Ismail Qemali: Ja pse s'e ngritem flamurin ne Durres   Ismail Qemali: Ja pse s'e ngritem flamurin ne Durres Icon_minitimeFri Jan 04, 2008 1:08 am

Ismail Qemali: Ja pse s'e ngritem flamurin ne Durres

Mė datėn 28 Nėntor tė kėtij muaji
mbushen plot 95 vjet nga ajo ditė e
shėnuar kur Ismail bej Qemali, apo
i njohur ndryshe nė historinė e kombit
tonė, si Plaku i urtė i Vlorės, ngriti
flamurin kombėtar dhe shpalli
pavarėsinė e Shqipėrisė, duke e
proklamuar shtetin shqiptar tė
mosvarur. Pėr atė ngjarje tė largėt,
e cila ėshtė konsideruar me tė drejtė
si njė nga ditėt mė tė shėnuara tė
historisė sė Shqipėrisė, tashmė ėshtė
shkruar dhe folur shumė si nga autorė
vendas, ashtu edhe nga studiues,
historianė, publicistė e albanologė
tė huaj. Ndryshe nga ngjarja
e 28 Nėntorit 1912, periudha e
qeverisjes sė kabinetit tė Vlorės, e
kryesuar nga Ismail Qemali, e cila
zgjati deri nė janar-shkurtin e vitit
1914, si dhe tė gjitha peripecitė qė
kaloi kabineti i parė shqiptar deri nė
atė kohė, janė mė pak tė njohura dhe
kėsisoj ajo periudhė kohe ka krijuar
njė vakum nė historiografinė e
Shqipėrisė. Nisur nga ky fakt, nė kėtė
shkrim po botojmė fjalėn e mbajtur
nga Ismail bej Qemali nė tetorin e
vitit 1913, ku ai bashkėbisedoi pėr
disa orė me njė pėrfaqėsi qytetarėsh
tė Vlorės, duke u rrėfyer tė gjitha
peripecitė qė ai kaloi pėr tė ardhur
te ngritja e flamurit mė 28 Nėntor
1912, formimin e kabinetit tė tij, situatėn
kritike nė tė cilėn gjendej
Shqipėria e asaj kohe, tradhtinė e
Esat Pashės dhe lėshimin qė ai i bėri
qytetit tė Shkodrės, duke e dorėzuar
atė nė duart e malazezėve, bisedėn
e tij me pashain Toptanas dhe pse u
detyrua ta pėrfshinte atė si anėtar
kabineti. Si dhe tė gjitha pėrpjekjet
qė bėri kabineti i tij gjatė atyre 11
muajve qeverisjeje pėr tė hedhur
themelet e konsolidimit tė shtetit tė
ri shqiptar qė ai e kishte proklamuar
tė mosvarur dhe planet qė ai kishte
pėr tė ardhmen e kėtij vendi. Ky
bashkėbisedim i Ismail bej Qemalit
me bashkėpatriotėt e tij vlonjatė, i
cili publikohet pėr herė tė parė gjatė
kėtyre 95 vjetėve, gazeta "Shqip" po
e boton tė plotė dhe duke e dhėnė
nė dialektin e gjuhėn e shkruar tė
atyre viteve, duke bėrė vetėm disa
sqarime tė shkurtra.

Fjala e Ismail Qemalit
nė Vlorė nė tetor 1913

Zotėrinj! Ju lutem tė mė ndjeni qė
ju bėra tė mė prisni por kam pėr t'ju
thėnė njė lajm tė mirė qė ma solli Z.
Koshull (konsull), i Austrisė, me tė
cilin fola gjer tani. Ky lajm do ta shpėrblejė
mundin qė muarrtė tė prisnin
gjer tani. Zoti Kushull mė lajmėroi
se Serbėt u hoqėn nga tė gjitha viset
qė kishin zėnė kohėt e fundit edhe
kėto ditė do tė hiqen nga ato nja dy
vise ku gjenden akoma. Kam shpresė
qė pėr sė shpejti do t'u jap edhe njė
lajm tė mirė qė Grekėt u hoqėn nga
viset tė vendosura t?i mbesin
Shqipėrisė. Kėrkova tė piqem me ju
edhe t'ju thom se ē'bani e ē'nuk bani
qeverrija gjer mė ditėn e sotme edhe
pėrse u banė disa vepra tė cilat
ndofta nuk duheshin tė ishin bėrė.
Tani mbushet njėmbėdhjet muaj qė
kur se po rrojmė nėn hijen e flamurit
tė Shqipėrisė sė lirė. Sot e njė mot
mot, kur tė huajt i shkelėn tė gjitha
viset e Shqipėrisė, po thua, pa kurrė
farė kundėrshtimi, neve tė bijve tė
kėtij vendi, nuk na kishte mbetur
veēse njė detyrė; tė pėrpiqemi pėr
tė formuar njė qeveri, e cila duke i
mbajtur tė liruara viset qė nuk kishin
rėnė akoma nėn pushtetin e tė huajve,
tė pėrpiqemi e tė ngrejmė zėrin
tonė pėr shpėtimin e viseve tė tjera
e pėr tė drejtat e Kombit Shqiptar.

Ismail Qemali:
Durrsakėt s'na kuptuan

Unė pa fuqi, me njė tok shokė tė
lidhur tė gjithė me njė mėndje, erdhėm
kėtu nė Vlonė, jo si nė vėnt t'imi,
po si nė njė qendėr ku mund tė
mbarohej puna e qėllimi pėr tė cilin
ishim duke u pėrpjekur. Kishim
ndėrmėnd tė banim nė Durrės
punėn qė bamė kėtu; po me tė vėnė
kėmbėn nė atė qytet, pakuptimi i
Durrėsakėvet na dha tė marrim vesh
se njė punė e tillė nuk mund tė
mbarohej atje E, mjerisht, nuk u
ndamė vetėm me kaq, po neve qė u
thoshim eja tė pėrpiqemi sė bashku
pėr shpėtimin e Atdheut t?ėnė, na
pėrgjigjeshin: "Ju jeni tradhėtorė, ju
kėrkoni humbjen e vatanit, prishjen
e mbretėrisė; ju gėnjeni se Turqia
nuk e humbi e nuk humbet; ushtria
e Turqisė ka zėnė shumė qytete tė
Bullgarisė dhe tani po i kthehet Serbisė".
Qysh mundim na t'i mbushim
kokėn kėtyre njerėzve? Kėshtu u
shtrėnguam t'u themi tė mirė mbetshi,
Zoti u dhėntė mėnt, edhe u
nisėm pėr nė Vlonė. Tė pasnesėrmen
qė arritėm kėtu, pa mėnuar
ngritėm flamurin e shenjtė tė lirisė.
Qėllimi dhe dėshiri i madh ishte qė
ta shihnim Shqipėrinė tė lirė me administratėn
e saj me kanune dhe zakone
tė veta. U mbėshtuallėm pra
delegatėt e ftuar nga tė katėr anėt e
Shqipėnies, prokllamuam lirinė e
kombit t'ėnė edhe zgjodhėm qeverinė,
e cila u pėrpoq pėr t'i mbrojtur
tė drejtat e Atdheut. Mė zgjodhėn
kryetar tė kėsaj qeverrije pa asnjė za
kundėrshtuar duke ma dhanė tė
drejtėn, sipas rregullit, qė tė zgjedh
edhe anėtarėt e qeverisė. Unė nuk e
politosa kėtė tė drejtė t'ime duke
dėshiruar qė qė qeverritarėt, tė gjithė
tė zgjidhen prej tė dėrguarėve tė popullit.
M'a mbushi kongresi kėtė
dėshirė dhe zgjodhi edhe anėtar tė
tjerė tė besės qė tė punojmė sė
bashku me mua. Mundet se
q'atėhere e gjer mė sot qeveria nuk
i bani disa gjera qė duheshin bėrė,
apo bani ligsht disa tė tjera; po tė
jeni tė siguruar se punoi ashtu duke
mos mundur tė sillej ndryshe. Njė
punė me vleftė tė madhe s'munt t'i
mohohet qeverrisė s'onė, tė mbajturit
lart e flamurit tė lirisė. Asht kjo
njė punė me randėsi? Po s'ka dyshim!
Veē kėsaj duhet tė vini re pėrpjekjet
qė bani qeverrija pėr tė mos lanė tė
vobektin tė vuajė. Kur Evropa ish
duke vendosur fatin t?ėnė, na rronim
nė kėtė qytet tė mbyllur, pa pasur
asnjė marrėdhanije me botėn e
jashtme dhe pa ditur se qysh do t'i
vente filli ēėshtjes s'onė. Kuptohet
lehtas, pra, se interesi i math qė pėr
ne qė tė dilnim pėrjashta e tė pėrpiqeshim
pėr tė drejtat t'ona qė ishin
nė rrezik. Gjetėm mėnyrėn pėr tė
dalur, dualėm dhe pik sė pari u pėrpoqėm
pėr hapjen e blokut, qė
qarkonte Vlonėn e qė aq shtėrngime
i kishte sjellur njerzis sė kėtyre viseve,
sa qė me gjith masat e qeverisė,
njerėzia druante fort ditėn e
nesėrme. Pėrjashta e kuptuam qysh
edhe kush ishte pėrpjekur pėr tė
mirėn e kėtij vendi.

"Kosova ka qenė dhe
do tė jetė shqiptare"

Mbasi ishte vendosur qė tė bahej
njė Shqipėrie, gjendej ahere nėn
bisedim ēashtja e kufijve tė jugės
sepse nga ana e veriut dhe verilindjes
konferenca ua kishte dhanė dėnimin
e vdekjes sė Kosovės edhe Dibrės.
S'ka dyshim, ish detyrė e Qeverris,
tė pėrpiqej qė tė mos jes asnjė
Shqiptar jashtė Shqipėrisė. Por,
fatkeqėsisht, nuk ishim mjaft tė pėrgatitur
dhe megjithė qė Austria i
mbajti 1 milion ushtarė nė kėmbė,
dhe Italia u pėrpoq me gjithė
mėnyrat dhe Anglia desh tė na
mprojė por, qė tė mos kėrcasė njė
luftė evropiane, u shtėrngua tė na
bėjė theror. Me tė vėrtetė, e njohin
vetė kėtė therorėsie, Fuqit e Mėdha
t'Evropės dhe kjo duhet tė jetė njė
lehtėsie pėr fatkeqėsin t'onė. Na shpresėn
nuk duhet ta humbasim;
gjithmonė duhet tė kemi parasysh
se Kosova ka qenė dhe do tė jetė
shqiptare. Pėr kufinjtė e Jugės,
sikundėr e dini mirė, nuk shpėton
dot copa qė nga Ftela e poshtė jemi
tė shtėrnguar tė kėnaqemi me
pjesėn qė ėshtė nga Ftelea e nė Korēė.
Tani njė tjetėr problem qė
mbetej pėr t'u zgjidhur, ishte ajo e
tė qeverisurit e Shqipėrisė. Evropa
s'ish e siguruar nė do tė mundim,
na Shqiptarėt, t'a sundojmė vėndin
t'onė Pėrandaj u menduam se kemi
nevojė pėr njė fuqi morale, e cila,
t'a ndihmojė qeverrimin e
Shqipėrisė me kėshilla e me njė marrėveshje
tė pėrherėshme nga tė dy
anėt. Qėllimi i Evropės nuk munt tė
ketė shkak vetėm tė mirėn t'onė: po,
njė kontroll sa i zbutur dhe i zbukuruar
tė quhet, duke qenė qė vjen prej
mendimit qė kanė bota pėr
mosmundjen e Shqiptarėve qė qeverisen
vetė, n'a ep ndjenja tė cilat
s'janė fort tė kėnaqėshme pėr Shqiptarin
qė do lumturinė morale tė
Shqipėrisė, Kjo ndihmė ėshtė
komisia e kontrollit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://magnet-magnum.com/
 
Ismail Qemali: Ja pse s'e ngritem flamurin ne Durres
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: