secret-team

Save Time Save Secret
 
ForumiPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 Kanuni......!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
MagneT-MagnuM
Admin
Admin


Numri i postimeve: 56
Age: 24
Location: Recycle Bin
Registration date: 03/01/2008

MesazhTitulli: Kanuni......!   Fri Jan 04, 2008 5:41 am

Kanuni dhe studimet mbi tė

Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.

Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jetė urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.

Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt' gur", "pėr kėt' peshė", "pėr kėt' bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.

Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://magnet-magnum.com/
 

Kanuni......!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
secret-team :: Your first category :: Historia Shqipetare-